Europianët u pritën me valle popullore, flasin organizatorët e eventit të përfolur

17 Tetor 2023 | 10:33

Të ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” këtë të martë ishin organizatirët e valleve përshëndetëse në Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua për herë të parë në Tiranë ditën e djeshme.

Alban Tahiri, përgjegjës për orkestrën e Ansamblit theksoi se ideatori i valles së vendit tonë ishte Ardit Gjebrea duke treguar dhe mesazhin që kishte vallja dhe muzika që zgjodhën për ta paraqitur para liderëve evropianë.

“Mendoj se gjithçka shkoi shumë mirë, ishte brenda pritshmërive që ne kishim. Ideatori I kësaj pune ishte Ardit Gjebrea, ai na mblodhi ne, sigurisht në kontakt të vazhdueshëm dhe me drejtoreshën tonë të Teatrit Operas dhe Baletit. Mendoj se ishte diçka shumë positive për këtë moment historik. Ishte një kolazh nga të gjithë minoritetet. Ansambli jonë ishte përmbyllja e valles që mbylli të gjithë këtë eventi. Mesazhi i këngës është shumë i rëndësishëm. Ne arritëm të tregojmë mirësinë dhe bashkëpunimin që kemi ndërmjet njëri-tjetrit, harmonia mes njëri-tjetrit. Ku ka më mirë se të japësh mesazh me valle. “-tha ai.

Brikena Jaupaj, përgjegjëse për grupin e valleve theksoi se minutazhi i valles ishte 8 minuta duke treguar pse zgjodhën mbylljen me një muzikë veriore.

“Minutazhi ishte i përcaktuar, deri në 8 minuta. E mbyllëm me veriun sepse është më dinamike”-theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024