Sokol Sadushi, zgjidhet Kryetar i Gjykatës së Lartë

17 Tetor 2023 | 13:07

Sokol Sadushi është zgjedhur sot  Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Ai ka marrë 17 vota pro dhe 1 votë kundër.

“Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 17.10.2023 procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Referuar kërkesave të nenit nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 26, pika 1 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), si edhe vendimit Nr. 485, datë 21.09.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.
Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me me 17 vota pro dhe 1 votë kundër, Z. Sokol Sadushi, si Kryetar i Gjykatës së Lartë”-thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026