Osmani: Pas 24 shtatorit, dialogu me Serbinë duhet të rimendohet
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se procesi i dialogut duhet të rimendohet. Këto komente ajo i ka bërë në një konferencë për media.
Osmani tha se për agresionin e 24 shtatorit nuk ka dyshim se prapa saj qëndron Serbia.
“Tashmë janë bërë më shumë se 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim dhe qasja e marrë për këto 12 vite e ka inkurajuar Vuçiçin, që të kryejë dhunë dhe agresion”, tha Osmani, raporton KlanKosova.
“Janë katër elemente që e çojnë përgjegjësinë apo linjen komanduese deri tek presidenti Vuçiç. E para ka të bëjë me financimin, ka dëshmi të evidentuara edhe muaj më parë.
E dyta ka të bëjë me armët, të cilat janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë, dhe janë dhënë nga shteti serb për terroriste. E treta ka të bëjë me trajnimet që as shteti serb nuk i mohon se ji ka kryer për këto grupe terroriste dhe e katërta ka të bëjë me lidhjet politike me terroristët serbe”, tha ajo.
“Nuk ka më dyshim. Unë e kuptoj që shtetet veç e veç mund t’i procedurat për konfirmim të informacioneve. Ne presim që pas përfundimit të procedurave që shtetet anëtare të ndërmarrin masa”, tha e para e shtetit të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës