Rama: Kosova të mos ‘mbytet në një lugë ujë’, të veprojë e pavarur nga Serbia

17 Tetor 2023 | 12:11

Kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Kosovës që të firmosë planin franko-gjerman.

Në fjalën e tij Rama theksoi se Kosova ka në krah të gjithë aleatët e saj duke shtuar se duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe të ecë në rrugën e saj Europiane.

“E mira e madhe e Kosovës është të firmos unilateralisht të gjithë marrëveshjen dhe sikur Serbia  të mos e dojë kurrë. Pastaj ë ja lërë në dorë BE dhe t’i  thotë këto ishin obligimet e planit franko-gjerman, ne i kemi dokumente dhe doni zbatojmë. Nuk na intereson fare se çfarë bën Serbia. E bën për veten e vet. Paqen e bën me veten e vet. Paqja bëhet me armikun. Është e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët e saj dhe të mbytet me një lugë ujë se çfarë bën e çfarë nuk bën Presidenti I Serbisë. Duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe të vazhdojë rrugën e saj Europiane. Këto janë kushtet. Këto janë mundësira themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes.”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026