Negociatat/ Macron kritika Serbisë nga Tirana: Po ecën ngadalë në proces

17 Tetor 2023 | 11:44

Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë ka shprehur hapur kritikat për Serbin në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE.

Në fjalën e tij ai theksoi se Serbia po ecën shumë ngadalë në këtë proces duke theksuar faktin se dhe anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende.

Më tej ai nënvizoi se që vendet për të cilat janë hapur negociatat duhet të investojnë sa më shumë në vendin e tyre dhe të mirëmbajnë lidhjet që kanë me Europën.

“Duhet të ketë një mekanizëm respekti. Serbia po ecën shumë ngadalë në procesin e anëtarësimit. Anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë vetë reforma. Nuk është e vërtetë se mund të zgjerohemi pa fund me mënyrat aktuale të zgjerimit. DUhet të jemi të kthjellët dhe ky është një mekanizëm shumë I mirë. Kemi akoma shumë punë për një epokë të re ribashkimi që po hapet, dhe është një nga sfidat e mëdha të Europës për muajt e ardhshëm. DUhet ta bëjmë duke tronditur zakonet dhe traditat. Vendet që munden të investojnë më shumë. Duhet të mirëmbajmë lidhjen me Europën. Në vendin tuaj marrëdhënia me Europën është në nivele të jashtzakonshme”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026