“S’mund të futemi në BE në korsi preferenciale”, Rama: Plani i rritjes, guri i parë
Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron se Shqipëria do duhet “ta marrë lejen e drejtimit” kur të jetë e zonja për të.
Ai tha se nuk mund të pretendojmë të shkojmë drejt Europës në një “korsi preferenciale” ai tha se ne duhet të jemi të fokusuar në zbatimin e detyrave të shtëpisë dhe ajo që duhet të na interesojë ne nuk është një datë, pasi ky proces bëhet për të ndryshuar të ardhmen e vendit.
“Sigurisht që do duhet pak kohë që mesazhi i qartë i presidentit dje dhe sot, i cili është risi për rajonin, të hyjë në veshin e të interesuarve për këtë proces, por që janë mësuar ta shikojnë atë vetëm në rrugën tradicionale. Pyetja juaj është shprehje e të mësuarit se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësim.
E vërteta është se çdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet del në pah nevoja e një rruge paralele ku vendeve tu jepen më shumë hapësira dhe ku bashkimi i Europës të bëhet praktik e përditë e më i prekshëm nga të dyja palët. Vetë pyetja se meqë ne jemi Europa e Ballkanit të kalojmë nga një korsi preferenciale, është e gabuar, nuk mund ta arrijmë nga një korsi preferenciale te Bashkimi Europian.
Ne duhet të vazhdojmë te amaneti i njerëzve tanë që na koha e Skënderbeut që e kanë dashur europën gjithnjë si të tyren, që pa ekzistuar Bashkimi Europian. Ajo që dje nisi në Samit si një rrugë paralele zhvillimi ndërkohë që ne ecim në rrugën tektnike të integrimit, të zgjerohet. Plani i rritjes është guri i parë. Për herë të parë vendet që janë në këto procese do të përfitojnë më shumë financime dhe do të përfitojnë akses në tregun e përbashkët europian, deri dje kjo ndodhte vetëm kur ishe anëtar. Shqipërisë nuk i intereson një datë. Ne e bëjmë këtë proces për të ndryshur të ardhmen tonë”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori