Ukraina: Kemi shkatërruar 9 helikopterë rusë gjatë bombardimit të fushave ajrore

17 Tetor 2023 | 14:50

Ushtria e Ukrainës tha të martën se i ka shkatërruar nëntë helikopterë gjatë bombardimit të fushave ajrore pranë qyteteve të uzurpuara nga Rusia, Luhansk dhe Berdiansk.

Një qitës kundërajror, teknologji e veçantë dhe arsenal i tërë u shkatërruan, po ashtu, sipas Ushtrisë së Ukrainës.

Si pasojë e sulmeve u dëmtuan edhe pistat e fushave ajrore. Pala ruse nuk i ka komentuar këto sulme.

Shpërthimet në depot e municioneve vazhduan për disa orë dhe dhjetëra ushtarë rusë raportohet të jenë vrarë dhe plagosur, sipas zyrtarëve ukrainas.

Fushat ajrore ndodhen rreth 90 kilometra larg vijës së frontit.

Blogerët e Ushtrisë së Rusisë i kanë përshkruar këto sulme si më të rëndat ndaj bazave ajrore të Rusisë qëkur nisi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska gati 20 muaj më parë.

Më herët gjatë ditës së martë, mediat lokale në Berdiansk raportuan se mbrojtja kundërajrore ishte përdorur, por pa komentuar për dëme apo viktima të mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026