Macron: E gjithë Evropa e cenueshme ndaj rikthimit të “terrorit islamist”
Rikthimi i “terrorizmit islamist” përbën një kërcënim për të gjitha kombet evropiane, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një vizite në Shqipëri të martën.
“Mjerisht ne e pamë atë dje në Bruksel: të gjitha shtetet evropiane janë të cenueshme. Dhe, në fakt ka një rikthim të këtij terrorizmi islamist, dhe të gjithë ne jemi të pambrojtur”, tha Macron, duke iu referuar një sulmi në të cilin u vranë dy tifozë suedezë të futbollit në kryeqyteti belg, Bruksel.
Personi i dyshuar për vrasjen, një 45-vjeçar tunizian, vdiq të martën pasi u qëllua nga policia në një kafene, thanë autoritetet belge.
Macroni, gjatë një konference për media në Tiranë, tha se po zhvillohen edhe bisedime intensive për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi pas sulmit të tij ndaj Izraelit, pasi një nënë e një pengu francezo-izraelit iu lut liderëve botërorë të ndërhynin.
“Dua të jem shumë i kujdesshëm këtu… në mënyrë që të mos rrezikojmë bisedimet intensive që po zhvillojmë aktualisht”, u tha Macron gazetarëve në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
“Por, ata po përparojnë dhe ne po i ndjekim këto bisedime orë pas ore”.
Nëna e një vajze francezo-izraelite Mia Shem, e mbajtur peng nga militantët e Hamasit në Gaza, u kërkoi udhëheqësve botërorë të martën të lironin vajzën e saj pasi militantët e publikuan një video ku ajo shihej duke u mbajtur në robëri.
“Unë kërkoj nga liderët botërorë që vajza ime të na kthehet në gjendjen që është sot, si dhe pengjet e tjera”, tha Keren Shem në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.
Ajo po fliste një ditë pasi Hamasi transmetoi videon në të cilën vajza e saj shihet duke u trajtuar për një plagë në kraharor.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit