Deklarata e Macron në Tiranë, Behrami: BE po shantazhon Kosovën
Gazetari Artan Behrami ka komentuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron që nga Tirana kërcënoi Kosovën për heqje vizash.
Në një intervistë për Euronews Albania theksoi se BE i përdor vizat për t’i bërë shantazh Kosovës pasi kjo e fundit i ka plotësuar të gjitha standardet.
Sipas tij liberalizimi i vizave të Kosovës ka qenë gjithmonë proces politik për BE-në.
“Liberalizimi i vizave është si toka e premtuar, është një makth kolektiv dhe shoqëror që BE tani e një dekadë i gënjen qytetarët e Kosovës se një proces i tillë është i ndërlidhur vetëm me plotësimin e standardeve që kanë të bëjnë me çështje të caktuara dhe teknike. Kosova i ka plotësuar standardet, por BE në mënyrë të padrejtë e ka përdor liberalizimin e vizave si një mjet shantazhues e politik për t’i bërë trysni elitave në Kosovë duke ndërlidhur me dialogun dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi atë që kemi parë nga Franca. Mendoj se kjo përbën një dramë të re, por disi të pritur duke qenë se liberalizimin e vizave e kanë të lidhur me proces politik. BE i përdor vizat për t’i bërë shantazh Kosovës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohen 2 persona në Korçë, procedohen penalisht 10 të tjerë
- Macron nga Tirana: 600 mln euro mbështetje për projekte në Shqipëri
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin