Lufta ndërpreu hovin e operatorëve, anulohen prenotimet e izraelitëve në Durrës
Konflikti Izrael-Hamas ka prekur drejtpërdrejtë turizmin në Shqipëri. Të gjithë grupet izraelite, që prisnin të mbërrinin në Durrës për guida turistike, kanë anuluar rezervimet e tyre.
“Mua personalisht më janë anuluar 4 grupe që nga data 9 tetor. Grupi i parë duhet të vinte më 9 tetor dhe i fundit do të ikte rreth datës 15 nëntor. Kryesisht ture private me 8, 10 apo dhe më shumë persona në secilin prej grupeve”, thotë Dorian Disha, udhërrëfyes turistik.
Të fundit i ka përcjellë Disha, i cili prej më shumë se 10 vitesh shërben si udhërrëfyes turistik për grupe izraelitësh.
“Siç dihet, konflikti filloi në orët e para të mëngjesit atje. Në orën 06:30 me orën lokale, që i bie 07:30 në Shqipëri dhe ishte pikërisht koha kur ne po konsumonim vaktin e mëngjesit. Kur kam zbritur në holl, kam parë disa njerëz të transformuar prej ndjenjës së sikletit, të merakut, sepse ishin momentet e para, kur askush nuk mund të thoshte çfarë po ndodhte”, shprehet ai.
Një situatë e jashtëzakonshme, që vjen në kohën kur turizmi me tregun izraelit po lulëzonte.
“Këtë vit do të jetë shumë e vështirë, ose një mision gati e pamundur që grupe të tilla të vijnë të na vizitojnë sërish. Me keqardhje e them që dhe për vitin tjetër është një pikëpyetje e madhe. Duke njohur dhe natyrën e tyre shumë patriotike, jam i sigurt që nuk do pranojë askush të vazhdojë një tur turistik duke ditur që familja e tyre, miqtë e tyre apo i gjithë vendi i tyre është në konflikt”, tregon operatori.
Në rast se konflikti do të vijojë, tur-operatorët parashikojnë pasoja edhe më të rënda për turizmin në vend. Tashmë ata i kanë hedhur sytë drejt tregjeve të tjera, me qëllim mbushjen e boshllëqeve të krijuara prej konfliktit, që nisi mëngjesin e 7 tetorit dhe ka shkaktuar deri më tani mijëra të viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West