Studentët në protestë: S’u mbajtën premtimet, bursën nuk e përfitojnë të gjithë

17 Tetor 2023 | 19:24

Studentët e 4 prej degëve prioritare, në Universitetin e Historisë dhe Filologjisë, kanë dalë në protestë me pretendimin se qeveria i ka mashtruar, me nënshkrimin e kontratës, në të cilën u premtohej paga minimale prej 400 mijë lekësh të vjetra.

Sipas tyre, kjo shifër jo vetëm është reduktuar, por ajo u jepet vetëm atyre me mesatare të lartë. Maturantët që do të studionin në këto në programe prioritare do të mbështeteshin financiarisht gjatë gjithë viteve akademike por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.

“Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur në fillim. Ne na është thënë që studentët pavarësisht mesatares për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Studentët pretendojnë se paga do ju jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5 qe shumica thonë nuk e kanë, do duhet që njëjtë si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve te mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 ju mundësohet punë,” – u shpreh një nga studentët.

Studentët thonë se është e vështirë ruajta e një mesatareje prej 9.5, pasi nëse do e kishin një të tillë nuk do ishin regjistruar në këto degë prioritare.

“Është shumë e vështirë që të kesh një mesatare 9.5 shumë pak nxënës mund ta kenë. kërkojmë që të mbahen premtimet. ndoshta shumica nuk do ishin regjistruar në degë prioritare,” – tha një vajzë.

Studentët kanë bojkotuar orët, ndërkohë që ditën e mërkurë do t’i bashkohen protestave të studentëve të mjekësisë, pasi siç ata shprehen, kauza është e njëjtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026