“Bojkoti s’na penalizon në studime”, studenti: Patëm ndërprerje edhe gjatë COVID
Zini Veleshnja, student mjekësie, tha në një intervistë për Euronews Albania se studentët e mjekësisë janë të vendosur t’i shkojnë në fund nismë së tyre, që siç nënvijëzoi lidhte me të ardhmen e tyre.
Ai tregoi se bojkoti i mësimit nga ana e tyre do të vijojë ndërsa theksoi se bojkoti nuk do t’i penalizojë këta studentë nga mësimet, pasi një ndërprerje të ngjashme kanë pasur edhe në kohë e COVID.
“Protesta jonë është çështje thelbësore, lidhet me vazhdimësinë e një karriere për të cilën kemi investuar për vite me radhë. Protesta do vazhdojë deri në pezullimin e ligjit, asnjë student s’e mendon tërheqjen. Rruga ligjore shpresojmë t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje me depozitimin e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Sakrifica do ketë gjithmonë kur bëhet fjalë për një gjë shumë më të madhe. S’e besoj se rrezikohet viti akademik. Praktikisht sado të zgjasë ky bojkot, ka pasur raste si situata e tërmetit dhe gjatë COVID kur procesi mësimor është pezulluar me muaj të tërë dhe programi mësimor është rregulluar në mënyrë të tillë që të mbyllet me vitin akademik”, tha studenti.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kemi 4 muaj që e mbajmë gjallë protestën”, studenti i mjekësisë: Nuk do përçahemi
- Studentët e mjekësisë në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë