Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në APKE
Deputetja socialiste, ish-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është zgjedhur me votim unanim si Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE)
Kjo është hera e parë që një përfaqësuese i Shqipërisë duke përfshirë edhe vendet e rajonit në Këshillin e Evropës propozohet dhe votohet në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave.
Sipas njoftimit të publikuar nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, pozicioni i lartë që do të mbaj Gjonaj ka në fokusin e saj mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave dhe veçanërisht për mbrojtjen e dhunës ndaj tyre.
Gjonaj do të drejtoj politikisht si përfaqësuese e Këshillit të Europës edhe Rrjetin Parlamentar të Asamblesë për luftën e dhunës ndaj grave ku bëjnë pjesë deputetet e të gjitha shteteve anëtare.
Në intervistë të realizuar nga Këshilli i Europës, Gjonaj ka prezantuar edhe prioritetet e mandatit të saj si Raportuese e përgjithshme të cilat përfshijnë tre aspekte:
- Fuqizimi i grave dhe i vajzave në të gjitha fushat e jetës si dhe advokimi për të drejtat e tyre
- Mbështetja dhe mbrojtja e avokateve të të drejtave të grave viktima të dhunës me bazë gjinore si dhe grave në sistemin e drejtësisë
- Garantimi i aksesit në drejtësi të të gjitha grave dhe vajzave subjekt të dhunës me bazë gjinore dhe garantimi i mekanizmit për kompensimin e viktimave, me fokus viktimat e dhunës në luftën në Ukrainë dhe në vendet në konflikt.
Këshilli i Europës ka mbajtur qëndrime të forta për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të viktimave të dhunës me bazë gjinore, e fokusuar kohët e fundit edhe në rastet e viktimave të dhunës, në vendet që gjenden në luftë, kriza dhe konflikt.
Deputetja Gjonaj si Raportuese e Përgjithshme do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të promovimit dhe fuqizimit të të drejtave të grave për Këshillin e Europës si dhe në ndjekjen e zhvillimeve në 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës mbi fenomenin e dhunës ndaj grave.
Ajo do të jetë përfaqësuesja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për dhunën ndaj grave dhe do të bashkërendojë punën në bashkëpunim të ngushtë edhe me institucionet e shteteve anëtare, me organizmat e tjerë ndërkombëtare jashtë Këshillit të Europës, si Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian, OSBE, Organizmat për objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm si dhe organizatat e shoqërisë civile të shteteve anëtare që punojnë në fushën e të drejtave të grave.
Gjonaj në këtë rol do të promovojë dhe do të monitorojë në mënyrë aktive, ratifikimin dhe zbatimin e Konventës së Stambollit të Këshillit të Europës për luftën ndaj dhunës së grave për të 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta