Departamenti i Thesarit sanksionon 10 anëtarë të Hamasit

18 Tetor 2023 | 16:02

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se mori masa të mërkurën në përpjekje për të frenuar rrjedhën e të ardhurave për Hamasin duke vendosur sanksione ndaj 10 personave të lidhur me të.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për t’u mohuar terroristëve të Hamasit aftësinë për të mbledhur dhe përdorur fonde për të kryer mizori dhe për të terrorizuar popullin e Izraelit. Kjo përfshin vendosjen e sanksioneve dhe koordinimin me aleatët dhe partnerët për të gjurmuar, ngrirë dhe konfiskuar çdo aset të lidhur me Hamasin në juridiksionet e tyre”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen në një njoftim për shtyp të mërkurën.

Sipas Departamentit të Thesarit, sanksionet e reja synojnë “gjashtë individë të lidhur me portofolin e investimeve sekrete të Hamasit, dy zyrtarë të lartë të Hamasit dhe një shkëmbim valutor virtual me bazë në Gaza dhe operatorin e tij”.

“Ajo që ne po bëjmë sot është se po ua ndërpresim aksesin në paratë e tyre,” tha një zyrtar i lartë i Thesarit. “Lufta kushton para dhe në thelb duke u siguruar që këto rrjete dhe financues nuk kanë aftësinë t’ia japin ato para Hamasit, do të thotë se ata kanë më pak burime për të paguar luftëtarët e tyre, për të blerë armë. Që nga sot, ata do të shkëputen nga ato asete në sistemin financiar të SHBA,” tha zyrtari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave

Partia Fidesz e ish-kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban, e cila humbi pushtetin në zgjedhjet e prillit, deklaroi të martën se prokuroria ka ndërmarrë një...
16:43 | 21/07/2026

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit

Raundet e reja të sulmeve ushtarake amerikane kundër Iranit nuk ka gjasa të ndikojnë materialisht në udhëheqjen iraniane ose ta çojnë atë në një qëndrim...
16:34 | 21/07/2026

Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua

Një grua rreth të 50-ave u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një shërbese në një kishë katolike në County Waterford, në Irlandën...
15:59 | 21/07/2026