Opozita ankesë për komisionet, deputetët demokratë largohen nga mbledhjet

18 Tetor 2023 | 16:45

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare këtë të mërkurë nuk janë zhvilluar në një atmosferë normale.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seancat plenare, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore, por edhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.

Mbledhja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese u shty për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë.

Në Komisionin e Ligjeve deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që u rrëzua nga mazhoranca, debatuan me socialistët, e më pas braktisën mbledhjen.

Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e  kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend. Vendimmarrja për të ashpërsuar gjuhën në Kuvend dhe për të nisur një formë radikalizmi parlamentar u mor gjatë mbledhjes së përbashkët të deputetëve të opozitës ditën e martë. Në javët e fundit Berisha ka paralajmëruar disa herë edhe protesta të mundshme, por pa nxjerrë asnjë datë konkrete ende.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026