“S’mund të ketë normalitet”/ PD debate në komisionet parlamentare
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i vendosur të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit derisa mazhoranca të mundësojë rikthimin e normalitetit parlamentar.
Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.
Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.
E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca, debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.
“Unë dhe disa kolegë të grupit parlamentar, që i keni përjashtuar, kemi përgatitur një nisëm ligjore që e kam dorëzuar në emrin tim por që është nisëm e grupit paralmentar të PD-së.
Ne nuk jemi këshilltare të qeverisë, ne kemi bërë një propozim me shumë seriozitet të cilën kemi që në ç dhjetor që e kemi prezantuar, neqoftëse ne propozimet duhet tja çojmë qeverisë që të shofi qeveria i merr apo nuk i merr, mua më duket e palogjik kjo menyrë. Dhe kjo është pikërisht kjo mos përfillja ndaj opozitës dhe ajo konsiderata që ju keni, që asgjë nuk vlen.
Kam bërë disa propozime për luften ndaj korrupsionit, të cilët keni një vit që thoni që janë shumë të mira dhe do ti merrni parasysh, tani më thoni terrhiqu që tja cçoj qeverisë me shkresë, mua më duket jo serioze. Ju falenderoj që jeni përpjekur ta diskutojmë ketu, por është e pa pranueshme që një deputeti të opozitës ti thuhet merri propozimet dhe çoja qeverisë. Ne kemi vullnetin tonë, dhe angazhimin tonë në Kuvend dhe nuk na e zen dot hapësiren tonë qeveria, jane 31 nisma te deputetëve, neqoftëse i fusni në rend dite vetëm për ti rrëzuar dhe për të thënë çojani qeverisë, nuk është fare serioze për parlamentin por edhe për punën e deputetëve”- u shpreh Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona