Fitore dhe kualifikim për Anglinë, Italia ‘e pafuqishme’ në Wembley

18 Tetor 2023 | 16:03

Anglia është kualifikuar mes spektaklit për në kampionatin evropian, ndërsa ka fituar në Ëembley ndaj Italisë me rezultatin 3-1. Luanët nuk e patën aspak të vështirë, me skuadrën axurre që problemet e jashtme po i pasqyron në fushën e lojës. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Scammacan, italianët pësuan 3 gola në vijim. Kane me 11 metërsh solli barazpeshën, më pas Rashford kaloi për herë të parë Anglinë në avantazh.

Në minutën e 77’ një eurogol i Harry Kane vulosi triumfin për Anglinë, që shkon kështu në kuotën e 16 pikëve. Fitore regjistroi dhe Ukrainë, që tanimë ngjitet e dyta në grup, duke parakaluar Italinë e Spalletit. Slovenia ka marrë vendin e parë në grupin H, pas fitores në transfertën e Irlandës së Veriut me rezultat minimal. Pas tyre renditet menjëherë Danimarka që mposhti San Marinon, ndërsa deri më tani asnjëra nuk e ka të sigurt vendin në Euro 2024.

Në grupin G sfida Serbi-Mali i Zi u shoqërua me tensione e dhunë në shkallët e stadiumit, me vendësit të cilët arritën të fitojnë pas një 90 minutëshi tejet pozitiv.  Dy gola të Mitrovic dhe 1 i Tadic, sollën autokritikën e serbëve. Në të njëjtin grup, Hungaria bazaroi në transfertë me Lituaninë 2-2 edhe pse vendësit arritë ntë shënonin dy gola të shpejtë, por pa mundur të ruanin rezultatin e merrnin 3 pikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026