Ilir Alimehmeti: U mbyll spitali i Tepelenës se nuk ka mjekë specialistë

18 Tetor 2023 | 22:57

Mjeku Ilir Alimehmeti tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se spitali i Tepelenës u mbyll për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

Ai komentoi ligjin për qëndrimin 5 vite në Shqipëri pas diplomimit të studentëve të mjekësisë, ndërsa tha se ky ligj prek vetëm mjekët e përgjithshëm, ndërkohë nëpër spitale duhen mjekë specialistë, jo të përgjithshëm.

“Sikur me 400 veta vit për vit të prodhojmë ne, të qëndrojnë këta 400, asnjë mos të ikë, asnjë mos të lërë punën, asnjë mos ta gjejë largqoftë ndonjë fatkeqësi, e të tjera me radhë, ne na duhen 15-20 vjet, pasi të fillojnë të diplomohen, pra 21-26 vjet që të arrijnë të plotësojnë nevojën dhe mos të dalë asnjë në pension, mos të vdesë askush, mos ta lërë njeri punën, mos të punojë njeri në administratë, mos të merret asnjë mjek me politikë, asgjë fare,” – u shpreh Alimehmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026