Sëmundjet e rënda të veshkave te fëmijët, mjeku: 9 raste gjatë verës, 7 u shëruan

19 Tetor 2023 | 17:32

Temperaturat e larta favorizojnë sëmundjet e rënda të veshkave tek fëmijët.

Në një intervistë për Euronews Albania mjek nefrolog në shërbimin e pediatrisë në QSUT, Diamand Shtiza shprehet se në periudhën e verës rastet komplikohen, për shkak të mikrobeve dytësore që çojnë deri në ndalimin e punës së veshkës

“Diagnoza  më e shpeshtë është sindromi hemolitik uremik, i cili ndahet në dy forma tipike dhe atipike. çdo vit kemi raste të tilla, por në vitin që jemi janë paraqitur 9 raste, nga të cilat 7 janë përmirësuar dhe 2 i kemi ende në ndjekje”, tha mjeku.

Këto sëmundje të ndikuara nga mikrobe prekin kryesisht të vegjlit. Përfshirja e tyre në dializë rrit riskun edhe për fatalitet. Sipas të dhënave globale, në të tilla raste vdekshmëria është 15%.

“Dominojnë moshat e vogla 2 deri në 3 vjeç, të cilët dhe prognozën e kanë më të rëndë, por kemi pasur dhe fëmijë 6 vjeç”, tregon mjeku.

Incidenca e këtyre sëmundjeve sipas mjekut është 2-3 për 100 mijë banorë. Sa i takon të tjera sëmundjeve të rënda në veshka, kemi edhe ato që vijnë në lindje. Të dhënat kombëtare flasin se për 1000 lindje të gjalla kemi 3 deri në 6 fëmijë me defekte ne veshka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026