“200 libra me vlerë ballkanologjike”, pasurohet biblioteka Sotir Kolea

19 Tetor 2023 | 17:33

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Tetorit të Librit organizoi ceremoninë e dhurimit të librave me vlerë ballkanologjike nga Ambasade Turke, të cilat do të jenë në funksion të lexuesit dhe studiuesit.

Pjesa dërrmuese janë të karakterit historik, ka gjithashtu dhe studime kulturore.

Qendra Sotir Kolea do të pasurohet me koleksionin prej rreth 200 librash të dhuruar nga Ambasade Turke në funksion të Sallës Orientale të leximit.

“Gjithë koleksioni do të vijë duke u pasuruar, dhe ky është padyshim një kontribut i rëndësishëm. Këtu ka mjaft libra me vlerë për historinë Osmane për kulturën Osmane ka dhe për Turqinë moderne,” – u shpreh Pirro Misha.

Çelja e ekspozitës pranë Bibliotekës Kombëtare me botimet e dhuruara u bë në prezencën e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026