Neglizhenca e masave, Rama paralajmëron rritjen e gjobave për baret, restorantet dhe qendrat tregtare
Gjatë konferencës së sotme për situatën epidemiologjike në vend, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të rrisë gjoba ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilat nuk respektojnë masat anti-COVID.
“Nëse nga ana e tregtarëve nuk ka reagim të menjëhershëm, sigurisht që do të ndodhë kështu. Do jetë Policia e Shtetit, do të jenë inspektoratet që do e imponojë zbatimin e masave dhe natyrisht edhe me të gjitha gjobat përkatëse, të cilat do t’i rrisim së shpejti. Në ditët në vijim do të rrisim gjobat për lokalet, baret, restorantet, dyqanet dhe qendrat tregtare dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzim”, u shpreh Rama.
“Është një thirrje për solidaritet, për unitet, të mos hapim të çara në një situatë kur të gjithë duhet të luajë rolin e vet”, u shpreh më tej kreu i qeverisë.
Ndërkohë më herët ai nuk përjashtoi ekzistencën e varianteve të reja të COVID-19 në vendin tonë.
Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat se në të kundërt situata mund të përkeqësohet.
Lexoni gjithashtu:
LIVE | Rama: Në Shqipëri ka sinjale të arsyeshme për futjen e varianteve të reja të virusit
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur