Politikani shqiptar: E nisa si pjatalarës në Itali, sot garoj për Melonin

20 Tetor 2023 | 10:14

Tritan Myftiu i cili do të garojë në zgjedhjet provinciale në Trentino për “Fratelli d’Italia” e udhëhequr nga Girogia Meloni, ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në “Good Morning Albania”, ku foli për mënyrën se si ai ju fut politikës në Itali dhe për vështirësitë që ai ka pasur.

Ai tha se në fillimet e veta në Itali, në 1991 ka bërë çdo punë që i dilte përpara pasi i duhej të jetonte vetë e në të njëjtën kohë të ndihmonte familjen në Shqipëri.

“Fillimi është gjithmonë i vështirë, vjen në një vend të huaj, ku askush nuk të njeh, nuk ke rrënjë,  nuk ke të njohur e çdo gjë duhet ta çash vetë, për më tepër për brezin tonë që nuk i njihet diploma, nuk i njihet shkolla e bërë në Shqipëroi. Kandidimi jonë është i rëndësishëm pasi në një farë mënyre hap rrugën për brezat që do të vijnë dhe të rinjtë tashmë kanë mundësi më të mëdha.

Në vitin 1991, pasi erdha në Itali kam punuar në një restorant si pjatalarës, më pas si barist e të gjitha punët e tjera. Ishte normale se unë duhet të mbijetoja vetë, nuk më ndihmonte askush, unë duhet të paguaja qiranë e duhet të ndihmoja edhe familjen time në Shqipëri,  pasi nëse unë nuk dërgoja para për ta ishte shumë e vështirë të mbijetonin”,-tha ai.

Profil i Tritan Myftiut

Ka lindur në Tiranë më 20 gusht 1968. Në qytetin e lindjes ka kryer shkollën 8-vjecare dhe më pas Inxhinjeri Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka marrë pjesë në lëvizjen studentore që solli rrëzimin e regjimit komunist. U largua nga Shqipëria në mars të 1991, pak ditë pas daljes nga greva e urisë së studentëve që coi në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Në Itali (Bolzano) filloi punë si pjatalarës në prill të 1991 e më pas ka bërë punë nga më të ndryshmet nga barist në mësues të gjuhës italiane, nga përgjegjës qendrash refugjatësh në nëpunës teknik ndërkohë u diplomua si ndërmjetës kulturor e studioi jurisprudencë në Trento.

Sot punon si ndërmjetës kulturor në një qendër refugjatësh. është themelues dhe president aktual i Shoqatës Gjithshqiptare Arbëria të Bolzanos. Ka botuar për rreth dy vjet gazetën “Shqip” në Bolzano, ka drejtuar për një vit një program mbi kuturën shqiptare në Radio “Sacra Famiglia”, drejton prej 27 vjetësh një program të përjavshem në gjuhën shqipe në Radio Tandem (98.4 MHz).

Eshtë zgjedhur në 2004 President i parë i Konsultës së Emigrantëve të Bolzanos dhe aktualisht bën pjesë në Konsultën Provinciale të të Huajve. Që prej vitit 2020  është këshilltar bashkiak i Bolzanos dhe nënkryetar i grupit të këshilltarëve të Fratelli d’Italia në këtë këshill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024