Posteri i ri në PD/ Baçi: S’bën përshtypje, opozita s’po i bën qytetarët ta ndjekin
Gazetari Agim Baçi ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku foli për situatën brenda Partisë Demokratike. Ai tha se tashmë opozita nuk mund të ngrejë qytetarët në një lëvizje të fortë kundër qeverisë.
Ndër të tjerat ai komentoi edhe posterin e vendosur në selinë e Partisë Demokratike ku duket kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj nën shkrimin “ata vjedhin”, Baçi tha se kjo nuk po bën më përshtypje, ndërsa pyetja që duhet të ngrihet është përse nuk ka reagim.
“Pyetja është a bën më përshtypje kur themi ata vjedhin. Pyetja është pse nuk reagojmë. Pse shqiptarët sot, apo pse opozita nuk arrin dot të kthejë në një lëvizje të fortë, në një reagim të fortë këtë lloj realiteti që është përballë kësaj qeverie. Dje ishte një reagim i deputetëve në parlament, por mendoj se qëllimi final është që të bësh qytetarët të të ndjekin në këtë lloj procesi.
Kështu që gjithçka që mund të bësh aty dhe nuk përkthehet në mbështetje qytetare mbetet një lëvizje politike që riorganizon jetën në opozitë por nuk arrin dot në një destinacion tjetër. Ky është një moment shumë kyç pasi Parlamenti në një mënyrë flagrante po refuzon të zbatojë kushtetutën, pasi mjafton që 35 deputetë mjafton të firmosin për një grup hetimor dhe duke qenë se nuk kemi të bëjmë me një republikë parlamentare”,-tha Agim Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut