“Ujqit e vetmuar, vështirë për t’u identifikuar”, eksperti: Alarmi nga radikalizmi

20 Tetor 2023 | 21:27

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se propaganda e shpërndarë në rrjetet sociale rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit po kultivon ekstremizëm të dhunshëm.

Teksa mori rastin e Shqipërisë, ku ka pasur në të shkuarën raste të radikalizmit dhe ekstremizmit, për të cilat ka pasur edhe persona të hetuar, ai theksoi se problemi janë ata që qëndrojnë fshehur dhe identifikohen vetëm kur ndërmarrin veprime ekstreme.

“Kam këtu një faqe të rrjeteve sociale ku një klerik bënë një thirrje për mbështetje të myslimanëve që janë në gjendje të vështirë në Gaza, dhe në komente lexon gjak, luftë, t’i vrasim. Kjo është e rrezikshme se zgjon jo ato grupime që i njohim, që antiterrori i ka nën survejim, por te ujqërit e vetmuar që për një arsye ose tjetër janë të fjetur, po rrinë një moment, çohen dhe janë të vështirë për t’u identifikuar dhe vetëm kur bëjnë dëm i identifikohen”, tha eksperti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026