Hapet për publikun Teatri i Universitetit të Arteve/ Rama: Tjetër hapësirë krenarie
Teatri i Universitetit të Arteve u hap mbrëmjen e të premtes për publikun. Kjo përmbylli projektin e restaurimit të thellë dhe kthimit në identitet të krejt pjesës së korpusit të klasifikuar si monument i trashëgimisë kulturore, ku është punuar, në bashkëpunim me restauratorët e Universitetit të Firences, e ku salla e teatrit ishte pjesa më e çmuar e më sfiduese për ekipet e përfshira në projekt.
“Një tjetër hapësirë krenarie europiane iu shtua Tiranës kulturore, kryeqytetit të Europës së Ballkanit, e cila po hedh shtat dita- ditës si mishërim i ambicies dhe punës sonë të përbashkët drejt majës së re të Shqipëria 2030”, shkruan kryeministri Rama në Facebook. Ai ishte i pranishëm edhe ceremoninë e hapjes së teatrit të universitetit të Arteve ku tha se ndiente kënaqësi që i kthente diçka, sado pak këtij vendi që atij i ka dhënë shumë.
“Sot kjo sallë i vihet në dispozicion atyre që kanë misionin t’u përcjellin të tjerëve eksperiencën e tyre dhe atyre qëq vijnë me misionin për të krijuar eksperiencën e re dhe të gjithë bashjkë të mbajnë gjallë pasionin e këtij vendi, atë krijues e komunikues.
Kjo sallë sot plotëson një nevojë të shumë e shumë viteve, për të qenë edhe vetë po aq rrezatuese dhe mbresëlënëse, sa gjithë ato talente që nga kjo sallë shkojnë në majat e botës, që e nisën nga kjo sallë e kanë mahnitur miliona spektatorë në botë.
Duke shprehur mirënjohjen për gjithçka, unë personalisht mora nga energjia e kësaj salle, që më pas shpërndahet nga ata që hyjne te shumë të tjerë që i takojnë ata që dalin. Mu dha kënaqësia që ti kthej këtij vendi shumë pak, por sidoqoftë diçka, në krahasim me ato që ky vend më dha”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh