Mbahet sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen

22 Tetor 2023 | 09:18

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet këtë të diel.

Edhe këtë vit janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.

Për shkak të maratonës, të dielën do të ketë disa akse të bllokuara, siç është Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës. Maratona fillon në 9-të të mëngjesit dhe parashikohet që pas orës 13:00 të gjitha rrugët të jenë të hapura.

Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026