Piktura në kalanë e Elbasanit, çelet ekspozita e piktores malazeze Jelena Vusuroviç

22 Tetor 2023 | 19:37

Muret e kalasë antikë të Elbasanit ditën e sotme kishin një ndryshim. Në brendësinë e tyre u ekspozuan piktura të Jelena Vusuroviç, piktores nga Mali i Zi, titulluar “Metafizika jashtë shqisave të së shkuarës”.

Këto vepra të pasura artistike me një repertor të larmishëm ikonografik e përkufizojnë Jelena Vušurović-in si një artiste me cilësi të lartë artistike. Jelena në një intervistë për Euronews Albania, shprehet e lumtur që ndodhet ne Elbasan në  këtë qytet me histori.

“Mendoj se kënaqësia nuk është vetëm e imja, sepse çdo artist që ka ardhur në Elbasan ka parë që ky qytet është si kryeqyteti i vjetër me shumë histori dhe unë jam e lumtur të jem sot këtu për të ekspozuar punimet e mia”,-tha Jelena Vušurović Piktore, Mali i Zi.

Motivet e pikturave të Jelenë-s, janë të të drejtuara kryesisht drejt poetikës figurative dhe asociative-abstrakte.

“Teksa punojmë në kurrë nuk mendojmë se çfarë njerëzit do thonë për punët tona, unë thjesht punoj me zemrën time dhe me shpirtin tim çfarë ndodhi pasi nuk mendojmë kurrë, por tani shoh që njerëzve u pëlqen energjia, më bën të ndjej lumturi. Kjo ekspozitë është emëruar me kalimin e kohës, më është dashur më shumë së një vit për ta punuar, dhe është një ekspozitë si një urë e madhe për punën time të radhës,”-tha Jelena Vušurović Piktore, Mali i Zi.

Në ekspozitën e veçantë, ishin  artdashësit elbasanas dhe jo vetëm, që u tërhoqi vëmendje ekspozita. Sadik Kasa, piktori nga Elbasani shprehet mbi cilësinë e punimeve.

“Çdo event që ndodh në Elbasan është i rëndësishëm, në të mirë të kulturës së qytetit, emancipon njerëzit, i bën të ndjehen shpirtërisht mirë. Jelena me këtë ekspozitë ka dhënë impulse të jetës artistike. është një piktore profesioniste është e plotë si piktore në ngjyrë dhe nga ana kontruktive e zotëron mirë tablon”,-tha piktori Sadik Kasa.

Punimet janë piktura në vaj, pastel, akrilik dhe grafika dhe ekspozita vjen e kuruar mjeshtërisht nga Sajmir Ahmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026