Komedia “10 vjet martesë”, ngjitet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”
Një komedi për martesën dhe keqkuptimet e shumta në jetën e një çifti ka ardhur premierë këtë fundjavë në teatrin e Durrësit.
Shfaqja “10 vjet martesë”, që ka ngjitur në skenë Gentian Zenelajn dhe Andia Xhungën, e cila këtë herë vjen edhe si regjisore.
“Veprën e kemi përshtatur, prandaj do të jetë 100% humor shqiptar dhe publiku do ta gjejë 100% veten nga skena e parë deri tek skena e fundit”,-tha Andia Xhunga, Regjisore
Kjo komedi nuk ofron vetëm të qeshura. Duke pasqyruar të përditshmen midis një çifti të martuar prej 10 vitesh, ajo fton edhe për disa momente reflektimi.
“Do të jetë një vetëshërim, një vetëpastrim, një vetëfalje, një vetërregullim i një marrëdhënieje nëse e kanë problematike. Uroj që kjo shfaqje t’u shërbejë jo vetëm për të qeshur, por edhe për të parë që ata s’janë të vetmit, çiftet përgjithësisht kanë probleme”, tha Gentian Zenelaj, aktor.
Dhe mesazhi duket se u përcoll, me publikun durrsak që duartrokiti gjatë lojën e bukur aktoriale të çiftit Xhunga – Zenelaj.
Ata do të kthehen sërish në skenë fundjavën e ardhshme, në datat 3, 4 dhe 5 nëntor në teatrin “Aleksandër Moisiu”.
LEXONI GJITHASHTU:
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit