Izraeliti: U shtriva në tokë, humba gishtat kur më qëlluan terroristët e Hamasit
Chayim po ngiste biçikletën e tij kur filloi sulmi i Hamasit. Ai priti në buzë të rrugës me shpresën që do të pushonte dhe më pas terroristët erdhën duke drejtuar një makinë të bardhë dhe e qëlluan atë.
Ai ka humbur një pjesë të gishtave të dorës dhe është shumë me fat dhe ka mbijetuar. Megjithatë, frika është prezente në çdo moment duke qenë se ata jetojnë në një vend ku zhvillohet luftë prej 2 javësh tashmë.
Ai tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se jeton 20 km nga Gaza dhe ditën e sulmit kisha dalë bashkë me mikun e tij kur dëgjuan një shpërthim.
“Papritur pamë një makinë të Hamasit, prapa të cilës ishin terroristë të armatosur me shotgan me të cilën po qëllonin drejt njerëzve dhe nuk mund të kuptoja dhe se’ besoja dot që po shihja terroristë pranë shtëpisë sime. Shoku im më bërtiti dhe më tha: shtrihu, shtrihu. Mendoj se ata nuk na kanë parë. Nëse nuk do të isha ulur, plumbi do më kishte kapur në kokë, por për fat më kapi vetëm në dorë”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta