Daci: Rrethi do ishte më i gjerë, pse shpëtuan zyrtarët në dosjen “Partizani”
Avokati Jordan Daci ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albani për të folur për dosjen “Partizani”, për të cilën është arrestuar Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi, i cili ëhstë dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin është marrë masa detyrim paraqitje.
Daci tha se nëse hetimet do të kishin nisur më herët rrethi i të hetuarve do ishte më i gjerë, por ata “kanë shpëtuar” për shkak se vepra penale e tyre nuk dënohet më shumë se dhjetë vite, e tashmë janë konsumuar dhjetë vite nga kryerja e veprës penale.
“Ajo që nuk mund të bëhet në këtë rast është që shumica e personave të përfshirë, që janë me dhjetëra, u është parashkruar ndjekja penale, sepse do të kishin shpërdoruar detyrën. Në këtë raste ka kaluar afati i parashkrimit e për rrjedhojë nuk mund të merren në ndjekje penale.
Gjithsesi, organet procedues, për transparencën e publikut do duhet që në dokumentet e tyre t’i theksojnë këto emra, që janë edhe këta fajtorë, por ne nuk i ndjekim dot. Për rrjedhojë, mundësia e zgjerimit është e vogël me përjashtim të veprave të cilat dënohen me mbi 10 vite burg, siç ëhstë në rastin konkret korrupsioni pasiv, apo pastrimi i produkteve të krimit e të tjerë me radhë”,-tha avokati Jordan Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit