Baçi: Malltezi ka “faj” që është dhëndri i Berishës! 5.4 mln euro fitime jo të tijat
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se i vetmi faj i Jamarbër Malltezit është që është dhëndri i Sali Berishës.
Përndryshe, sipas Baçit janë qindra denoncime të opozitës që pluhurosen në SPAK dhe duhet të marrin zgjidhje.
“Janë me qindra denoncimet që ka bërë opozita me fakte dhe argumente që qëndrojnë në SPAK dhe pluhurosen dhe një denoncim i bërë nga Balla, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste pa lidhje fare…zoti Malltezi i vetmi faj që ka është dhëndri i Sali Berishës sepse nuk ka mbajtur ndonjë post publik, nuk ka abuzuar me financat publike. Kur themi 5.4 milionë euro, këto janë fitime të kompanisë, jo të zotit Malltezi.
Unë kam të drejtën, kur kam një pronë të hyj në marrëdhënie private me ortakë të ndryshëm, të bëj pazar me ta dhe të filloj të kërkoj përqindjen më të lartë për atë aftësi që unë kam njohje. Kësaj i thonë të dënosh për propagandë,” – u shpreh Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në