Berisha refuzon marrjen në pyetje në GJKKO: Do repsektoj Kushtetutën e vendit

24 Tetor 2023 | 11:08

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mëngjesin e kësaj të marte se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes për t’u marë në pyetje nga GJKKO.

Teksa po hynte në selinë blu, Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të ishte prezentë në gjykatë në orën 14:00.

Në përgjigjen e tij Berisha theksoi se nuk i ka kundërshtuar kurrë vendimet e organeve të drejtësisë, por me kushtin e vetëm që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Ish-kryeministri theksoi se ligji e ndalon që të merren masa sigurie ndaj deputetëve për shkak të imunitetit dhe ndaj ai do të respektojë procedurat kushtetuese.

“Kurrë nuk kam kundërshtuar dhe s’do kundërshtoj një urdhër të organeve gjyqësore me të vetmin kusht që ato të jenë në respect të Kushtetutës. I gatshëm t’i përgjigjem çdo pyetjeje, por kurrë për vendime anti kushtetuese.

Nuk e bëj për vete këtë. Jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin që vendoste barazin e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetari në Kushtetutë, këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama. Jam gati ta votoj nesër, por përderisa është në Kushtetutë nuk mund të pranojë asnjë lloj kompromisi për ta shkelur atë.

Përkundrazi po konsultohem me juristë dhe të tjerë, që të ndërmarr të gjithë hapat e tjerë në mbrojtje të Kushtetutës.

Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë.

E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit.

Të ndryshojmë Kushtetutën e vendit, jam autori i ligjit, që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Nuk duhet të ekzistojë, duhet të jenë të gjithë të barabartë.

Hajde atëherë të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim Kushtetutën. Për atë nuk jam dakord.

Sa kureshtje keni ju, unë besoj se me këto që u përgjigjem, jam korrekt fare.

Pra, piramida e trillimit, e mashtrimit dhe e falsifikimit do të shembet. Dhe ju garantoj ju siç ka ndodhur, e bazuar gjithçka në falsifikim, fshehje dokumentesh dhe mashtrime.

Kurse, nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor, etj. E vetmja gjë, kjo është totalisht një formalitet, por një formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026