“Dronë dhe sisteme të tjera ushtarake”, Serbia merr armë nga Kina

24 Tetor 2023 | 16:07

Serbia po forcon forcat e armatosura me pajisje ushtarake nga Kina, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë.

Zv. kryeministri Milosh Vuçeviç, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Mbrojtjes i Serbisë, në një intervistë për mediat pohoi se përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, veçon bashkëpunimin ushtarak më së pari dhe atë ekonomik si dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin.

Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërendim më të fortë strategjik me “mikun e çeliktë” Serbinë, kur takoi presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje ndaj Serbisë në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të saj.

Vuçeviç tregoi se sistemi i raketave kundërajrore kineze me rreze të mesme veprimi FK-3 dhe avionët pa pilote, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes që kishte marrë vendi ndonjëherë.

Ky përforcim i ushtrisë së saj vjen në një kohë tensionesh të larta me Kosovën, situatën me të cilën si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia, e cila tradicionalisht mbështet Serbinë, po e vëzhgojnë me kujdes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026