Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares? GJKKO: Nuk ka kërkesë zyrtare

24 Tetor 2023 | 17:53

Pas deklaratës për media të avokatit të Sali  Berishës, Genc Gjokutaj, ka reaguar edhe GJKKO e cila thotë se ende nuk është dorëzuar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë”,-Zyra e shtypit në GJKKO.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, tha në një deklaratë për mediat se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ai u shpreh se kjo kërkesë është depozituar.

“Kemi depozituar një kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kemi kërkuar përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Gjykimi është ndërprerë për t’u shqyrtuar kjo kërkesë sepse ju e dini se pas kërkesës për përjashtim gjyqtarët nuk mund të vazhdojnë më seancën e gjykimit dhe po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim të saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen 2-3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, për një mbrojtje efektive, kështu që ne do të presim njëherë vendimin e gjykatës dhe pastaj edhe procesin me njohjen, por do të jemi në kontakt,” – tha Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026