Debati për tekstet shkollore, sipas librit të gjeografisë shqiptarët në RMV janë romë dhe turq
Tekstet shkollore kanë ngjallur sërish debate në Maqedoninë e Veriut.
Libri i gjeografisë për vitin e dytë në gjimnaz thotë se shqiptarët kanë filluar të vendosen në Maqedoninë e Veriut në fund të shekullit 18, duke ardhur nga Shqipëria dhe Kosova, në një proces që sipas autorëve vazhdon edhe sot.
Në librin e gjeografisë thuhet se shqiptarët kanë prejardhje rome, turke dhe çerkeze, ndërsa disa fise që llogariten autokton në Maqedoninë e Veriut janë në fakt maqedonas të shqiptarizuar gjatë sundimit osman.
Këto shtrembërime kanë shkaktuar reagime të ashpra nga opinioni publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Gabime dhe shtrembërime të fakteve historike janë hasur edhe më parë në tekstet shkollore, por komisionet e formuara nga ministrat shqiptarë të arsimit për shqyrtimin e këtyre teksteve nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Në një intervistë për Euronews Albania, Sulejman Rushiti, ish-ministër i arsimit në Maqedoninë e Veriut tha se për këtë çështje është marrë zotimi nga autoritetet që do të korrigjohet dhe ende nuk është bërë asgjë.
Sipas tij këto gabime janë të vendosura në mënyrë të qëllimshme.
“Bëhet një lloj inputimi i tillë në librat shkollor, pastaj bëhet një zhurmë në opinionin publik dhe pastaj del një nga këta të ashtuquajturit heronj dhe korrigjon një gabim i cili në rradhë të parë nuk është dashur që të ndodhë,” – u shpreh Rushiti.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)