Spahiu: Parlamenti s’ndalon dot procedimin penal për Berishën, por masën e sigurimit

24 Tetor 2023 | 22:41

Teksa diskutohej çështja e Sali Berishës me drejtësinë, juristi Kreshnik Spahiu shpjegoi në “Now me Erla Mëhillin” ndryshimin mes dosjes penale dhe masës së sigurisë.

Siç tha ai, Parlamenti nuk e ndalon dot procedimin penal për ish-kryeministrin, ama mund të ndalojë masën e sigurimit që është marrë ndaj tij. Këtu ai kujtoi dhe rastin e Saimir Tahirit.

“Për një çështje esenciale, ligjore, kushtetuese, proceduriale, Parlamenti i Shqipërisë nuk jep autorizim për të lejuar procedimin penal apo jo, që do të thotë jep leje vetëm për masën e sigurimit. Që ta kuptojnë më shqip, Parlamenti ka refuzuar Prokurorinë për t’i dhënë masë sigurimi për Saimir Tahirin, por kjo nuk pengoi Prokurorinë që ta hetojë çështjen në gjendje të lirë, ta çojë në gjykatë dhe ta dënojë me burg Saimir Tahirin, që do të thotë edhe sikur të shkonte në Parlament, nëse do të votohej nga Parlamenti refuzimi për detyrimin për paraqitje të Sali Berishës, kjo nuk do ta pengonte SPAK-un që të vazhdonte procedimin penal. Pra, dosja penale është gjë tjetër dhe masa e sigurimit është gjë tjetër,” – sqaroi Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026