Spahiu: Ligji i heq të drejtën Berishës të zgjidhet deputet në 2025
Juristi Kreshnik Spahiu sqaroi për “Now me Erla Mëhillin” ligjin që i heq të drejtën Sali Berishës të zgjidhet deputet në vitin 2025.
Sipas tij, bëhet fjalë për një ligj të votuar nga Partia Demokratike disa vjet më parë që lidhet me integritetin e zyrtarëve të zgjedhur.
“Berisha rrezikon në dy aspekte proceduriale. Aspekti i parë lidhet me ligjin për dekriminalizimin, votuar nga Partia Demokratike disa vjet më parë dhe i propozuar nga kjo parti, që në lidhje me integritetin e zyrtarëve të zgjedhur, i heq mundësinë në vitin 2025, zotit Berisha të kandidojë për deputet sepse në ligjin për integritetin e zyrtarëve të zgjedhur, nëse ndaj një subjekti është marrë një masë sigurimi, siç është detyrimi për paraqitje, këtij subjekti nuk i lejohet të kandidojë apo të përzgjidhet në çdo organ apo funksion tjetër drejtues.
E dyta, nëse Berisha do të refuzojë detyrimin për paraqitje, në kushtet e parashikuara nga Gjykata, atëherë i lind e drejta organit të akuzës dhe Prokurorisë të kërkojë një masë më të rëndë, që mund të jetë arresti shtëpiak,” – shpjegoi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni