Çfarë duhet të kërkojë Kosova? Nexhmedin Spahiu: Fitoren në terren e mori, por…

22 Tetor 2023 | 16:49

Profesori Nexhmedin Spahiu, ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se Kosova tashmë ka një plus shumë të madh, pasi ka arritur të ketë një fitore në terren.

Megjithatë ai tha se mbetet e paqartë se si do të vijojë marrëdhënia me Serbinë, për sa kohë që plani i 5 emisarëve ende nuk është bërë publik.

“Ka një plus të madh se ka marrë një fitore në terren. Është një fitore ku ka siguruar fitoren e plotë në veri të Kosovës dhe këtë do duhet ta akreditojë. Tani a do të mund ta akreditojë këtë fitore, apo Serbia do përpiqet të bëjë një sulm të dytë për të rikuperuar humbjen, kjo do duket më vonë.

Megjithatë vlerësime më të sakta mund të japim kur të shikojmë planin që kanë propozuar pesë emisarët, sa i realizueshëm është ai plan dhe a është korrekt. Nëse plani është korrekt atëherë mund të themi se ka gjasa më të mëdha të realizohet dhe të vendosë edhe paqen.

Nëse plani nuk është korrekt atëherë mund të konkludojmë se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po e mbrojnë paqen, por po e ngatërrojnë për një luftë në rajon”,-tha profesor Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026