Në pritje të vaksinës, qytetarët në RMV të ndarë nëse do e bëjnë vaksinën kineze

9 Shkurt 2021 | 15:39

Rreth 4 mijë punonjës shëndetësor janë paraqitur si vullnetarë për të marrë vaksinën kineze e cila do të jetë vaksina e pare që do të vijë në Maqedoninë e Veriut brenda muajit shkurt. Ndërsa të gjithë qytetarët e tjerë që dëshirojnë të marrin vaksinën, nga dita e mërkurë do të kenë mundësinë të aplikojnë në ueb faqen e krijuar për këtë qëllim. Tashmë është përgatitur edhe infrastruktura për ruajtjen dhe dhënien e vaksinave nëpër klinikat e shtetërore në Maqedoninë e Veriut. 

“Biseduam se si do të organizohet puna rreth vaksinave nëpër punktet, në dy ndërrime dhe nga një ndërrim në poliklinikat e tjera, do të jenë aktive që të 7 poliklinikat. Deri në këto momente janë paraqitur afro 4 mijë punonjës shëndetësor për të pranuar vaksinën. Prej nesër do të jetë aktive ueb faqja në të cilën mund të paraqiten të gjithë, ndërsa vetë sistemi bën filtrimin e atyre që janë me përparësi”, shprehet Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Qytetarët e Shkupit janë të ndarë sa i përket vlerësimit të efikasitetit të vaksinës kineze. Disa do e merrnin pa hezitim, ndërsa të tjerët druajnë se mund të ketë efekt negative mbi shëndetin e tyre. 

“Me këto vaksina populli ka filluar të frikësohet. Po ka shumë lloje. Po garantojnë vetëm për 12 muaj. Është situatë e rëndë. Sigurisht që frikësohemi. Nëse është e certifikuar, atëherë do e merrja. Shikoja në televizion dhe për këtë vaksinë kineze thoshin se thuajse është e pasuksesshme”, shprehet një qytetar.

“Do e bëja vaksinën kineze. Besoj në efikasitetin e saj. Ashtu siç është shteti që i prodhon ashtu e kemi edhe besimin”, tha një tjetër.

“Besoj tek vaksina. Patjetër dua ta bëj vaksinën pasi kjo sëmundje është e rrezikshme. Thonë se vaksina Fajzer është më e mirë, por ndoshta është më e shtrenjtë prandaj dhe s’ka arritur ende ta marrë Maqedonia e Veriut”, deklaron një tjetër qytetar.

“Jo, jo, nuk kemi besim aspak. Prej Kinës çka vjen është false. Ju besoj vetëm vaksinave amerikane, vetëm atyre”, shprehet një qytetar skeptik.

“Vaksinën kineze jo. Nuk jam i sigurt për të. Dhe shumica nuk janë të sigurtë. Sidomos të Kinës dhe Rusisë nuk kemi dëshirë ti marrim. Nëse vijnë vaksina të tjera po. Për shembull të Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe e të tjerë”, tha një qytetar i Shkupit.

Maqedonia e Veriut një ditë më parë nënshkroi marrëveshje me kompaninë kineze Sinofarm për blerjen e 200 mijë dozave të vaksinës, ndërsa është në pritje edhe të 800 mijë dozave nga kompania Fajzer. Nga ana tjetër, shifrat ditore të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut periudhën e fundit janë në rënie, por ka 50 persona të cilët janë infektuar me llojin britanik të virusit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026