Serbia siguron 2 milionë vaksina, Vuçiç: Shmangëm 1 mijë viktima
Serbia është një nga vendet evropiane që ka ritmin më të lartë të vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.
Presidenti, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se në Beograd kanë mbërritur 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”, ndërsa më shumë doza të “Pfizer” dhe “AstraZeneca” do ë mbërrijnë deri në fund të shkurtit.
“Këtë mëngjes, 50 mijë doza ruse të Sputnik V mbërritën, dhe 50 mijë doza të tjera do të vijnë pas dy javësh për dozën e dytë ndërsa deri në fund të shkurtit dhe 88 mijë doza të tjera të Pfizer kurse deri më 20 shkurt do të vijnë deri në 150 mijë vaksina të AstraZeneca”, tha Vuçiç.
Presidenti serb deklaron se vendi i tij do të jetë i pari për numër popullsie të vaksinuar kundër coronavirus.
Sipas tij, dhe 500 mijë doza nga vaksina kineze do të mbërrijnë në Beograd më 10 shkurt duke bërë që deri në fund të shkurtit Serbia të ketë marrë në total 2 milionë vaksina të mjaftueshme për 1 milion persona.
Vuçiç tha se nëse nuk do të ishin treguar të shpejtë në negociata me Kinën dhe Rusinë, atëherë Serbia mund të kishte dhe 1 mijë persona të tjerë të vdekur nga COVID-19, ndërsa theksoi se vendi i tij nuk ka marrë ende asnjë vaksinë nga programi COVAX.
“Mund ë kishim 1 mijë të vdekur të tjerë nëse nuk do të siguronim vaksina në një rrugë tjetër dhe deri tani ia kemi dalë që të sigurojmë më shumë në të gjithë Evropën”, tha ai.
Duke i konsideruar si miq të Serbisë, Vuçiç falënderoi presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për mbështetjen e ofruar
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës