Shpërthim me eksploziv në Kamëz, lënda plasëse në automjetin e Gjon Menës, i dënuar më parë

9 Shkurt 2021 | 11:29

Një shpërthim me eksploziv në një makinë është regjistruar këtë të martë në zonën e Kamzës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Gjon Mena.

Ky i fundit, ka mbetur i lënduar në këmbë nga shpërthimi, por pa rrezik për jetën. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, kur 35-vjeçari është afruar tek makina e tij e parkuar dhe në momentin që ka shtypur pultin për ta hapur, lënda plasëse ka shpërthyer.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia me eksploziv ishte vendosur në pjesën e sediljes së shoferit.

Euronews Albania ka mësuar se Gjon Mena është një emër i njohur për policinë, pasi më herët ai ka qenë i dënuar në Itali dhe Francë për vjedhje me dhunë e armë.

Ndërkaq, për identifikimin e autorëve policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërkohë që ka marrë në pyetje disa dëshmitarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026