PDK dhe LDK në rënie, publicistët tregojnë arsyet e “ndëshkimit” nga elektorati
Partitë politikë kanë pasur gjithmonë programe politike të njëjta, por më vonë shumë premtime që janë aty nuk i kanë zbatuar. Këtë do diskutojnë dhe publicistët Bujar Dugolli dhe Nexhmedin Spahiu në “Balkan Talks”.
“Qeveria e Kurtit filloi shumë mirë dhe përmbushën pritshmërinë e qytetarëve, po ishte kohë e shkurtër për vlerësime të tjera dhe fillimi u vlerësua nga të gjithë edhe ndërkombëtarët. Ajo që ndodhi më pas shkaktoi humbje besimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët,” – shprehet z. Dugolli.
Edhe Nexhmedin Spahiu është i të njëjtit mendim se Kurti tregoi që ai nuk korruptohet.
“Albin Kurti ka qenë konsistent në premtimet e tij edhe pse 50 ditë s’ka pasur kohë ti vendos në jetë premtimet e tij. Ai nuk është i prirur nga korrupsioni dhe u pa gjatë 50 ditëve,”- thotë profesor Spahiu.
Në këtë fushatë nga sondazhet është vënë re një rënie e mbështetjes të dy forcave PDK dhe LDK-së. Publicistët tregojnë arsyet pse ka ndodhur kjo rënie.
“Po nuk flitet që do dalin në vendin e parë PDK dhe LDK, pasi sipas sondazheve kanë rënie, e cila vjen nga fakti se elektorati i tyre i ka kundërshtuar dhe kanë bërë fushatë kundër njëra-tjetrës të dyja. Ndodhi që partitë gjetën bashkëpunim, por jo elektorati dhe ka çuar te rënia e tyre dhe rritja e Vetëvendosjes. Unë mendoj se rezultati do jetë Vetëvendosja e para, PDK, LDK dhe AAK. Diferenca do jetë e madhe mes Vetëvendosjes dhe partive të tjera”, – rrëfen z. Dugolli.
“Edhe LDK dhe PDK e dinë që nuk do jenë të parat dhe janë mësuar të jenë në pushtet dhe secila do ftesën për koalicion nga Vetëvendosja, nëse s’ka numër të mjaftueshëm për president. Por Vetëvendosja nuk do i bëjë favor asnjë partie,” – thotë Nexhmedin Spahiu.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta