U kap me mbi 5 kg kanabis në makinë, arrestohet 47-vjeçari nga Delvina    

25 Tetor 2023 | 14:02

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një flagrancë një 47-vjeçar teksa transportonte me makinë një sasi lëndë narkotike.

Në pranga u vu shtetasi Y. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë si dhe shtetasit M. L., 32 vjeç, banues në fshatin Çepun, Gjirokastër dhe A. L., 38 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër të cilët kontrollonin rrugën, me një automjet tjetër, për të sinjalizuar 47-vjeçarin, për prezencën e shërbimeve të Policisë.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, Gjirokastër, automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin Y. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur në bagazh, 5.25 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se po transportohej për t’u shitur. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin M. L. dhe pasagjer shtetasin A. L., të cilët kontrollonin rrugën, me qëllim për të sinjalizuar shtetasin Y. Q., për prezencën e shërbimeve të Policisë, në rrugë”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026