Netanyahu “refuzoi 2 herë thirrjen e kreu të OKB-së”, thotë ambasadori izraelit
Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan sulmoi në një deklaratë sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, i cili sipas tij “jo rastësisht” që Antonio Guterres nuk kishte ardhur në Izrael që nga fillimi i luftës.
Guterres kërkoi të fliste me kryeministrin Benjamin Netanyahu dy herë që nga 7 tetori – por Netanyahu “refuzoi të pranonte thirrjen e tij”, tha Erdan.
Erdan tha gjithashtu se agjencitë e OKB-së kanë krijuar “një pamje të rreme” të situatës në terren, duke pranuar pretendimet për Gazën edhe pse “të gjithë e dinë” se ajo kontrollohet nga Hamasi.
Ai tha se hapat e ardhshëm duhet të jenë dëbimi i “zyrtarëve armiq të OKB-së” nga Izraeli, të cilët paraqesin një pamje të rreme të asaj që po ndodh.
Si kujtim, Erdan tha gjithashtu se nënsekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Çështjet Humanitare Martin Griffiths i ishte refuzuar viza izraelite dhe stafi tjetër i OKB-së “do të refuzohet”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme