Spitale të pavarur nga ministria, PD: Pacienti zgjedh mjekun dhe spitalin ku do të kurohet

9 Shkurt 2021 | 18:17

Autonomia e administrimit të spitaleve ishte njëra nga pikat prezantuara nga Partia Demokratike në programin e saj të shëndetësisë. Por çfarë nënkupton kjo dhe si do të arrihet menaxhimi i decentralizuar i spitaleve rajonale?

“Spitalet do të vetëmenaxhojnë fondet e tyre, burimet njerëzore dhe do të ngrenë ato shërbime për të cilat kanë nevojë qytetarët sipas kërkesës së pacientëve, spitalet do të jenë vetë përgjegjës për llojin dhe cilësinë e shërbimit. Kjo duke u dhënë autonominë e administrimit financiar dhe të burimeve njerëzore”, shpjegon Gazmend Koduzi, ekspert i departamentit të shëndetësisë në PD.

Në kuadër të kësaj, Partia demokratike ka propozuar nismën “Paraja ndjek pacientin” që nënkupton se çdo qytetar pavarësisht vendbanimit, mund të zgjedhë mjekun ku dëshiron të kurohet.

“Në qoftë se je banor i ‘Tiranës së Re’ nuk je i detyruar të shkosh në qendrën shëndetësore numër 8, por mund të shkosh edhe në qendrën shëndetësore nr.1. Kjo do të bëhet sigurisht në mënyrë të organizuar, jo në mënyrë të rrëmujshme. Kjo do të bëjë atë që mjeku i familjes do të mundësojë që pacienti të zgjedhë mjekun specialist ku do të kurohet”, tha z. Koduzi.

Karta e pacientit, nuk do t’i mundësojë shërbime vetëm në spitalet shtetërore, por edhe në spitalet private çdo pacienti që ka paguar sigurimet shëndetësore.

Z. Koduzi shprehet se propozimi i Ramës për autonomi të spitaleve është premtim elektoral, pasi kryeministri e kishte në dorë ta bënte këtë, por e centralizoi më shumë mënyrën e administrimit të spitaleve në këto 2 mandate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026