Censi shtyhet me 2 javë/ Dhuli: Mbledhja e të dhënave në terren deri në 15 nëntor

25 Tetor 2023 | 16:35

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, mbledhja e të dhënave për censin e popullsisë dhe banesave nuk do të përfundojë në 30 tetor.

Drejtoresha  Institutit të Statistikave me anë të një konference për shtyp ka bërë me dije se procesi në terren do të shtyhet deri në 15 nëntor. Shkak për këtë vendim është bërë mos vënia në kontakt me disa banorë.

“Rreth 3% e zonave në Republikën e Shqipërisë ende nuk janë numëruar, shkaqet e këtij vendimi lidhen me rikontaktimin më shumë se  tre herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta, si dhe me ndërtimet e reja, apo ato të ndërtuara në zonët e prekura nga tërmeti, të cilat janë identifikuar gjatë punës gjatë punës së bërë në terren nga INSTAT”,-tha Elsa Dhuli.

Kjo shtyrje nuk do të pasohet me kosto financiare.

16,9 milionë euro është kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës.  Panorama e qartë e popullsisë shqiptare me të dhënat e detajuara, mbi kushtet e jetesës së shqiptarëve, numrin e popullsisë rezidente në Republikën e Shqipërisë , do të publikohet në qershor të vitit 2024, duke ju dhënë kështu në dorë të gjithë aktorëve, dokumentin më të rëndësishëm bazuar në shifra për Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026