117-vjeçarja mposht COVID-in, gruaja më e moshuar në Evropë, gati për të festuar ditëlindjen
Personi më i moshuar në Evropë, murgesha franceze Andre, i ka mbijetuar COVID-19 dhe do të festojë këtë javë 117-vjetorin e saj.
Lucile Randon, që mban emrin e motër Andre që kur u bashkua me urdhrin e bamirësisë katolike në vitin 1944, rezultoi pozitive me coronavirus në shtëpinë e saj në Toulon, në jug të Francës, më 16 janar. Ajo u mbajt e izoluar nga banorët e tjerë, por nuk shfaqi simptoma.
E pyetur nëse kishte frikë nga COVID, motër Andre u shpreh:
“Jo, nuk kisha frikë, sepse nuk kisha frikë të vdisja. Jam e lumtur që jam me ju, por do të doja të isha diku tjetër me vëllain tim të madh dhe me prindërit e mi”.
Motër Andre, që është e verbër, por e gjallëruar, do të festojë ditëlindjen e saj me një grup të vogël fqinjësh, për shkak të rrezikut të infeksionit nga COVID.
E lindur më 11 shkurt të vitit 1904, ajo është personi i dytë më jetëgjatë në botë. E para është japonezja Kane Tanaka, që mbushi 118 vjeç më 2 janar.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur