Ndalimi i ish-kreut të Kadastrës Durrës, SPAK: Ndihmoi trafikantët në pastrim parash

26 Tetor 2023 | 13:10

Ish-drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Rajmomda Dashi, është ndaluar me urdhër të SPAK këtë të enjte, ku ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria e Posaçme bën me dije se hetimet kanë nisur pas akteve të ardhura nga drejtësia belge, mbi dy vëllezër të përfshirë në trafikun e drogës.

Grupi kriminal, të cilin drejtuesja e Kadastrës dyshohet se ka ndihmuar akuzohet për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Besjan dhe Leonard Ramaj (vëllezër), të dënuar nga autoritetet Belge të Drejtësisë për trafik droge, në bashkëpunim me personat nën hetim, Rajmonda Dashin dhe biznesmenin Ardian Malasi, kanë ndërtuar një skemë për pastrimin e aprave përmes pasurive të paluajtshme.

GJKKO ka caktuar masën “Arrest me burg” për dy vëllezërit dhe biznesmenin., ndërkohë që për ish-drejtuesen e Kadastrës u caktua maa “Arrest në shtëpi”, pasi ka një fëmijë të mitur.

Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 29, datë 23.10.2023 ka vendosur sekuestrimin për pasuritë e mëposhtme:

  • 12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
  • 4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
  • 3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
  • 27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
  • Një shoqëri tregëtare;
  • 2 (dy) automjete;

“Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe identifikimi i pasurive të tjera”, njofton SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026