Kosova, vendi më i keq për të jetuar si grua/ Gazetarja: Duhen marrë masa
Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, sipas të dhënave të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023.
Indeksi është krijuar nga Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje (PRIO).
Në lidhje me këtë gazetarja Mimoza Gavrani e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se duhet të merren masa në lidhje me situatën e krijuar.
Ajo theksoi se politika duhet të ndërhyjë duke theksuar se ka dhe mangësi të të dhënave për jetën e grave në Kosovë.
“Ky raport ka bërë bujë në Kosovë dhe në të gjitha mediat. Tani është e rëndësishme të sqarohet edhe termi siguri. Me siguri nuk kuptojmë gjithmonë vetëm situata lufte. Mendoj se kryefjala në këtë diskutim përsa i përket politikave qëndron në identifikimin e nevojave të sakta që përmirësojnë pozitën e grave. Mangësitë kanë qenë në kohë të vazhdueshme dhe kemi mungesë të dhënave, kjo tregon një pasqyrë jo reale që kohë pas kohe pëson në ndryshime”-theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar