‘Gërdeci’, rrëfehen në GJKKO dëshmitarët: Na premtuan kontrata, kush na punësoi
Këtë të mërkurë, GJKKO ka marrë në pyetje dëshmitarët e dosjes Gërdeci, të cilët punonin në “fabrikën e vdekjes”, ku si pasojë e shpërthimit në vitin 2008 mbetën të vrarë 26 persona.
Çajë Çuku, punëtore në Gërdec bëri një rezyme të shkurtër të ngjarjeve në ditën kur ndodhi shpërthimi.
Ajo tha se në fabrikë punonin të mitur, përfshirë dhe djalin e saj 17-vjeç asokohe.
“Kam qenë e punësuar në Gërdec në qershor të vitit 2007-2008 tek predhat. Morëm vesh që kishin ardhur disa fishekë dhe shkuam për punë. Përgjegjës kishim dhe puna bëhej nëgrupe. S’kishim mjete kundër zjarrit. Sapo hanim bukë mori flakë baruti. Në depo përdoreshin karroca por nuk e di kush i perdorte. Ne ishim bremda ndërtesës. Në12:55 dëgjuam duke bërtitur njerëzit flaka. Dola nga depoja ika në kodër dola në Prezë. U dogja në kokë dhe dorë. Në Gërdec punonte dhe djali 17 vjeç, punonte me fishekët. Fatmir Mediun e njoh por aty nuk e kam pare. Avokati i Mediut kishte kundershti pasi në dëshminë e dhënë në vitin 2008 dhe ate të dhënë sot ka kundërshti”- u shpreh Çajë Çuku, punëtore në Gërdec.
Nga ana tjetër Zabit Çuku, nënkolonel, tregoi se si ndodhi shpërthimi duke theksuar se filluan punë ditën që ndodhi shpërthimi.
Ai tha se nuk kishin kontrata pune dhe pse u ishte premtuar ndryshe, nga personat të cilët i punësuan për demontimin e armëve.
“Kam punuar në Gërdec nga 21 Janari i vitit 2008 e deri kur ndodhi shpërthimi. Na erdhi një njoftim se kërkoheshin ekspert për demontim armësh në Gërdec. Këtë njoftim na e tha një përson me emer Sokol. Pastaj ky Sokoli na mundësoi një takim më Delijorgjin. Në atë takim folën për punën dhe mënyrën se si do punonim. Atë ditë, ditën e shpërthimit filluam punë normalisht. Rreth prës 12:45 dëgjova një grua ku bërtiste zjarr. I thamë puntorëve ikim, pashë tym në ajër. Më thanë pas shpërthimit se zjarri kishte ardhur nga një thes me barut që ishtë futur në karroca. Delijorigji na tha se do bëjmë kontrata por nuk na beri. Unë edhe pse nënkolonel isha thjesht puntor. Merrja 30 mije lek ditën. Vetëm të dielën nuk punoja. Punëtorët tjerë merrnin 80 mijë lek më ditë. Kur ndodhi shpërthimi gjatë ikjes më goditi një copë predhë në kokë dhe rashë pa ndjenja”-theksoi Zabit Çuku, nënkolonel.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.